Kryetarët e partive që janë pjesë e koalicionit qeveritar sot para mbledhjes në Qeveri deklaruan se presin që kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski t’i informojë për propozimin francez që do të heqë veton për hyrjen e vendit në BE.
Kryetari i Lidhjes Demokratik, Pavle Trajanov deklaroi se e para dhe më e rëndësishmja është që as propozimin e parë dhe as të dytë nuk e kanë marrë si partnerë koalicioni dhe se nuk mund të ndërtojnë qëndrim në bazë të asaj që është thënë në media.
“Do të kërkoj që së pari, të na sigurohet propozimi, të kemi kohë ta shqyrtojmë, të bëjmë një analizë serioze, të konsultohemi me ekspertë dhe më pas të ndërtojmë qëndrimin tonë. Sido që të jetë, ne do të insistojmë që propozimi i parë dhe i dytë të na dorëzohet dhe do të pyesim me shkrim Qeverinë, Ministrinë e Punëve të Jashtme se cili është thelbi i propozimit të ri dhe të ndryshuar”, tha Trajanov.