ASH-BESA: Nuk e kemi parë propozimin francez, nëse na ftojmë bëhemi pjesë e debatit

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa thonë se janë të gatshme të përfshihen në debatin për propozimin francez. Deputeti i ASH-së Elmi Aziri thotë se nuk e kanë pranuar propozimin nga Qeveria, por se nëse Kryeministri Kovaçevski e sheh të arsyeshme të konsultoj opozitën gjithsesi do të jenë pjesë e procesit. Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli thotë se pasi ta shohin propozim do të kenë qëndrim për hapat e mëtejshme.

“Ne deri më tani nuk e kemi parë propozimin francez. Neve nuk na ka kontaktuar askush nga Qeveria, presim që pas deklaratës së kryeministrit Kovaçevski se propozimi do të jetë objekt i debatit publik dhe do të ketë konsultime me të gjithë aktorët politik, momentalisht deri sa flasim, nuk kemi asnjë sinjal, nuk kemi asnjë kontakt nga Qeveria në ditët në vijim, nëse e sheh të arsyeshme të na kontaktojë dhe ta shohim propozimin”, tha Elmi Aziri, ASH.

“Kemi propozim por reagimet nga fqinji bullgar se nuk ka ndryshime, bëhet fjalë për tekstin e njëjtë, unë nuk kam parë ende dokument që të them se do të bëhet fjalë për teksti të njëjtë ose bëhet fjalë për diçka të ndryshme apo të modifiukuar”, tha Fadil Zendeli, Lëvizja BESA. /Mefail Ismaili

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme