Publikohen rezultatet e maturës shtetërore, notë 4 për gjuhën amtare

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se tashmë janë publikuar rezultatet e provimit të maturës shtetërore për vitin shkollor 2021-2022. Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve si institucion kompetent për zbatimin e këtij procesi, nota mesatare e provimeve eksterne është 3.78 dhe është më e lartë se vitin e kaluar që ishte 3.61. Sipas lëndëve, nota mesatare është 4.00 në Gjuhën amtare, 3.48 në Gjuhën angleze, 4.79 në Gjuhën franceze, 4.70 në Gjuhën gjermane dhe 5.00 në Gjuhën ruse. Në matematikë, nota mesatare është 4.18, në Filozofi 3.93. Siç njoftojnë nga Ministria e Arsimit, deri më 5 korrik pason periudha e dorëzimit të parashtresave ku nxënësit mund t`i dorëzojnë nëpër shkolla. Rezultatet tashmë të publikuara, nxënësit mund t`i shikojnë në tabelat e shpalljeve nëpër shkolla./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme