Kovaçki: Në ora 19:00 në protestë

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, përmes një deklarate për media ka treguar edhe një herë qëndrimin e partisë opozitare kundër propozimit francez, pasi sipas tij, pranimi i atij propozimi do të thotë dështim për Maqedoninë e Veriut.

“Propozimi bullgar është kapitullues dhe Kovaçevski dhe Osmani kapitullojnë Maqedoninë. Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq janë në rrugën e tyre për të zbatuar bullgarizimin.

Kjo nuk duhet të kalojë. Është shumë dhe u teprua tashmë! Propozimi që Kovaçevski, Osmani, Pendarovski dhe të tjerët e paraqesin si version të modifikuar është në fakt i njëjti që ata pretendohet se e kanë refuzuar një javë më parë. Kjo është gënjeshtra e parë e Qeverisë. Në këtë propozim, në vend të hapjes së perspektivës evropiane, Bullgarisë i mundësohet një kuadër ligjor që të kushtëzojë temat identitare, gjuhën, historinë, ndryshimet në tekste, monumente, ngjarje dhe kërkesa të tjera poshtëruese.

Osmani dhe Kovaçevski ia bëjnë këtë palës bullgare përmes raporteve vjetore për zbatimin e nenit 12 të marrëveshjes dypalëshe nga viti 2017, që i referohet pikërisht këtyre çështjeve të ndjeshme.

Pra, nëse Bullgarisë nuk i pëlqen një fjali në një tekst shkollor, një mësim për Goce Dellçevin apo kryengritjen e Ilindenit, ata do ta bllokonin pranimin e Maqedonisë përmes këtij mekanizmi, vetëm sepse pala jonë ishte dakord me të”, tha Kovaçki.

Ai ka ftuar qytetarët që të bashkohen në protestën përpara objektit të qeverisë.

“Është koha për arsye dhe për të ngritur zërin. Shihemi në mbrëmje në orën 19 para Qeverisë për të protestuar”, tha Kovaçki.

Ndryshe, kujtojmë se propozimi francëz ka arritur gjatë këtyre ditëve në Maqedoni dhe i njejti do të bëhet publik pas konsultimeve dhe shqyrtimeve nga institucionet dhe ekspertët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme