Nuk ka asnjë protokoll për shpëtimin e alpinistëve/bjeshkatarëve, megjithëse numri i alpinistëve është në rritje

Gazetar: Miki Trajkovski

Në Maqedoni ende nuk ekziston një sistem i organizuar dhe efikas për shpëtim në male, në kohën kur interesimi i qytetarëve të Maqedonisë dhe turistëve të huaj për alpinizëm është në rritje. E gjithë kjo vë në pikëpyetje sigurinë e atyre, që ngjiten në mal.

“Problemi kyç për momentin është se shpëtimi i alpinistëve në vendin tonë nuk zgjidhet në mënyrë institucionale dhe me legjislacion ne nuk kemi ligj. Ndryshe nga ne, në Kroaci për shërbimin pyjor, ai u jep kompetenca vullnetarëve, të cilët e bëjnë këtë punë. Ja një shembull i thjeshtë. Për momentin është aktivizuar numri 112 që është numër në të gjithë territorin, por nëse dikush telefonon në moment me problem në mal, thjesht sistemi 112 nuk ka përgjigje specifike, nuk ka protokoll ku të drejtohet”, tha Antonio Dodevski-shef i shërbimit të shpëtimit alpinistik Ohër.

Maqedonia ka  qendra të pajisura me pajisje dhe staf më të avancuar, por kjo nuk do të thotë asgjë nëse shpëtimtarët nuk kanë kompetenca publike.

“Në një vend ku 75% e zonës është malore, ku shumica e imazhit të turistëve është se do të vijnë, do të bëjnë alpinizëm, e të mos kemi shpëtim të organizuar malor, është më shumë se një fatkeqësi. Duhet të fillojmë ta zgjidhim këtë problem menjëherë, veçanërisht nëse duam të shfrytëzojmë këtë periudhë pas kovidit, dhe këtë shpërthim të pritshëm që na ndodh nga ardhja e turistëve të vërtetë, të cilët duke parë atë që kemi tani në Ohër, kanë ndryshuar profilin. Por, ata presin të marrin shërbimin dhe do të vijnë në një destinacion të sigurt. Prandaj nevojitet ligji”, deklaroi Kostantin Ciriviri- Lidhja Nacionale për Shpëtim Alpinistik.

Modeli kroat i shpëtimit malor është një nga më të mirët në Evropë.

“Shumë nga njerëzit që shpëtojmë janë turistë, shumë prej tyre janë njerëz që ecin nëpër male, jo alpinistë. Aftësia e shpëtimtarëve, edhe nëse janë gjenial, nëse nuk mbështeten nga shteti, do të mbetet vetëm në aftësinë, por nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare”, u shpreh Josip Graniq – Shërbimi Nacional Kroat i Shpëtimit.

Miratimi i një ligji përkatës do t’u mundësojë shpëtimtarëve malorë ta dinë se cili është roli i tyre specifik dhe në cilat situata, respektivsht do të përcaktohet saktë, se në cilin segment do të jenë përgjegjës.

Vitin e kaluar Shërbimi i shpëtimit alpinistik nga Ohri vitin e kaluar ka pasur 50 intervenime të shpëtimit në mal, ndërsa deri tani këtë vit 17./Alsat.mk

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme