Si u hodh nga dritarja e banesës Kastriot Myftaraj/ Nëna e tij ndodhej në dhomën tjetër, lajmin e hidhur e mësoi pasi mbërriti policia

Analisti Kastriot Myftaraj është hedhur nga dritarja e dhomës së tij në banesë rreth orës 12:30 të mesditës së sotme duke i dhënë fund jetës.

Sipas News 24 në momentin e ngjarjes së rëndë nëna e tij e cila jetonte bashkë me të në banesë, ka qenë në dhomën tjetër.

Kanë qenë forcat e policisë ato që i kanë dhënë lajmin e hidhur. Grupi hetimor ka shkuar në dhomën nga ku dyshohet se është hedhur Myftaraj dhe kanë evidentuar dritaren e hapur, teksa kanë mbledhur të gjitha provat në vendin e ngjarjes.

Dyshimet janë se Myftaraj e ka ndërmarrë aktin në kushte të rënduara psikologjike. Kjo pasi prej pak kohësh, ai ishte diagnostikuar me kancer dhe me sa duket kjo ka sjellë dhe rëndimin e gjendjes psikologjike./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme