Mbrëmë në një nga diskotekat në qytetin e Gjakovës, në “Hangover”, ka ndodhur një përleshje fizike.
Në një video të publikuar nga “Insajderi” shihet se të përfshirë në këtë rrahje janë disa klientë dhe pjesëtarët e sigurimit të diskotekës “HangOver”, teksa në një moment punëtorët e sigurimit e sulmojnë njërin nga klientët.
Sipas burimeve të “Insajderi” personi i cili u rrah nga sigurimi i lokalit “HangOver” në Gjakovë, ka përfunduar në spital, me lëndime serioze trupore.