Pas dështimit të formimit të Qeverisë midis BDI – së dhe VMRO – DPMNE’së, janë hapur mundësitë që LSDM të jetë mandatare e qeverisjes së ardhshme. Në opinion ka filluar të përflitet mundësia që Lëvizja BESA të lëvizë në drejtim të kësaj qeverie. Portali Sakte.net nga burime të mirinformuara njoftoi më parë se BESA mbetet e palëkundur nga kushti për Ridefinimin e shtetit, si dhe mospërfshirjen e zyrtarëve të korruptuar në qeveri.
BDI plotësoi kushtin e parë të BESËS, por a do ta plotësojë edhe kushtin e mbetur?
Tash së fundmi, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami përmes rrjetit të tij social ka shpërndarë platformën Ridefinimi dhe si duket iu ka bërë të qartë të gjithë atyre që duan të llogarisin në përkrahjen e BESËS së parakusht themelor është nisja e bisedimeve për Ridefinimin e Maqedonisë.
“”RIDEFINIMI”, e ardhmja e vetme e sigurtë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, ka shkruar Kasami duke shpërndarë edhe linkun se çfarë përmban kjo platformë.
http://www.levizjabesa.mk/ridefinimi/
Kohë më parë, Zoran Zaev vizitoi zyret e Lëvizjes BESA dhe mësohet se nga Besa përgjigjja ka qenë e prerë: pa Ridefinimin e shtetit, BESA nuk pranon të jetë pjesë e Qeverisë./Sakte.net