Një rast mashtrimi është paraqitur në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë.
Rastin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Policia e Tetovës ka paraqitur kallëzim penal kundër personi me iniciale V.A (36 vjeçar) nga qyteti i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për vepër penale “mashtrim”.
“Më datë 06.07.2020, personi me iniciale V.A, ka kontaktuar një grua me mundësi të dobëta ekonomike, përmes një aplikacioni celular, duke u paraqitur si përfaqësues i një shoqate humanitare dhe i ka ofruar banesë në Shkup. Pas kësaj, e dëmtuara së bashku me vëllain e saj kanë shkuar në Shkup dhe kanë takuar të pandehurin dhe një person tjetër. Njëkohësisht i akuzuari ka premtuar se do t’ua japë menjëherë çelësin e banesës nëse do t’i japin 2700 euro. Pasi ka marrë paratë ai ka ndërprerë komunikimin me palën e dëmtuar”, njofton MPB.