Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka shkruar në Twitter se deklaratat e senatorëve republikanë John McCain dhe Lindsey Graham janë të gabuara.
Siç ka shkruar Trump, ata të dy janë treguar të dobët në reagimin e tyre për imigrimin.
“Senatorët duhet të përqendrojnë energjitë e tyre në shtetin Islamik, emigrimin e paligjshëm dhe sigurinë e kufijve ne vend se gjithnjë të shikojnë të fillojë Lufta e Tretë Botërore”, ka shkruar Trump.
Dy senatorët amerikanë kanë shfaqur frikën më herët se urdhri i presidentit Trump që të ndalojë hyrjen e refugjatëve nga shtatë shtete myslimane mund të rrisë më shumë rekrutimin e terroristëve sesa që të përmirësojë sigurinë e SHBA-ve.