Trençevska: Metodologjia e re për pagat do të jetë gati deri në fund të vitit

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençeska sot deklaroi se metodologjia e re për pagat do të jetë gati deri në fund të vitit, ndërsa do të fillojë të aplikohet nga janari i vitit të ardhshëm.

Në deklaratën për mediat, Trençevska sot tha se dialogu social është i hapur me metodologjinë e re dhe me ligjin për pagat do të rriten pagat në sektorin publik.

“Dialogu social është i hapur. Bëhet fjalë për zgjidhje sistematike, e jo për zgjidhje ad-hok. Procesin e udhëheq Kabineti i zëvendëskryeminitrit për Çështje Ekonomike, së bashku me ministrin e Financave, ndërsa unë si ministre e Punës jam e përfshirë në seksionin për sindikatat dhe të drejtat e punëtorëve”, tha Trençevska, duke shtuar se ajo pret të ketë debate publike për metodologjinë e propozuar.

Sa i përket pagesës për pushime, ministrja tha se K-15 duhet të paguhet deri në fund të vitit dhe se çdo institucion në kuadër të buxhetit të tij duhet të bëjë një zhvendosje dhe pagesë në përputhje me marrëveshjen kolektive të degës me AOGJSH-në.

“Kur flasim për sigurimin e K-15 si obligim të Qeverisë, pra i agjencive, ministrive dhe fondeve që janë pjesë e Qeverisë, nuk bëhet fjalë për 138 mijë të punësuar, por për 11 mijë administratorë shtetërore, pjesa tjetër janë pjesë e ndërmarrjeve publike dhe administratës komunale. Paratë janë në objektin e çdo ministrie dhe e drejta për pagesën e pushimeve zakonisht paguhet deri në fund të vitit, në mënyrë që çdo institucion brenda buxhetit të tij të bëjë një zhvendosje dhe të paguajë fondet e nevojshme në përputhje me marrëveshjet kolektive me AOGJSH-në”, tha Trençevska

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme