Gazetar: Adrian Kerimi
Ka indikacione për protesta të dhunshme në ditën kur Kuvendi do të shqyrtojë propozimin francez, shkruan Alsat.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski thotë se të gjitha informacionet janë duke u përpunuar me qëllim hartimin e planit më të mirë operativ mbrojtës, duke shtuar se policia nuk do të kursejë asgjë për të garantuar siguri për deputetët dhe qytetarët.
“Kemi informacione dhe të dhëna për atë se çfarë përgatisin, në çfarë mënyre organizohen grupe të caktuara, ndryshimin e strategjive të tyre e të tjera, por të gjitha këto të dhëna dhe informacione analizohen dhe mbi bazën e saj përgatitet plani i cili duhet të garanton siguri për qytetarët”, u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Lidhur me reagimin e Ambasadës së Federatës Ruse në Shkup mbi deklaratat e Spasovskit dhe presidentit Stevo Pendarovski për ndërhyrjen e agjentëve rusë në nxitjen e protestave, Spasovski tha askush nuk do të lejohet t’i futë duart në vendimet mbi të ardhmen e vendit.
“Dua që secili t’i largojë duart nga Maqedonia e Veriut. Neve jemi ato të cilët duhet të vendosim në mënyrë të pavarur për të ardhmen tonë. Qofshin ato përfaqësues rusë ose çfarëdo tjetër, le ta shohin punën e tyre. Shërbimet tona punojnë në mënyrë aktive për të ruajtur nivelin e sigurisë në vendin tonë”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Protestat vazhdojnë me itinerarin e njëjtë, nga Qeveria, tek Ministria e Jashtme dhe para Kuvendit. Kreu i partisë E Majta, Dimitar Apasiev ka bërë thirrje që kapmi i kundërshtimit duhet largohet nga Qeveria dhe të vendoset para Kuvendit. Në protestat e katër ditëve të fundit nuk janë regjistruar incidente, përveç thirrjeve sporadike kundër bullgarëve dhe shqiptarëve./ Alsat.mk