Arrestohet edhe një person tjetër nga incidenti në sheshin “Skënderbeu” në Shkup

Nga ana e Njësitit për krim të dhunshëm- Departamenti për deliktet e gjakut pranë SBP Shkup është arrestuar personi R.A (29) nga Shkupi i dyshuar se me 6 korrik të këtij viti rreth orës 19:30 në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, më saktë në sheshin Skënderbeu ka shtënë me pistoletë.

Nga ana e nëpunësve policor të Njësitit për krim të dhunshëm, theksuan sot nga MPB, është kryer bastisje në shtëpinë e tij, i është marrë pistoleta , ndërsa në koordinim me prokurorin publik kundër R.A është ngritur kallëzim penal për vepër të kryer penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” i dënueshëm sipas neni 288 të Kodit Penal.

Gjatë ditë së sotme personi në fjalë është nxjerrë para gjykatësit në procedurë paraprake.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme