Veseli hap në Itali “Forumin Ekonomik për Kosovën”

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka udhëtuar për në Itali, ku të martën do të hapë “Forumin Ekonomik për Kosovën”, i cili do të mbahet në Romë.

Kryeparlamentari Veseli do t’u drejtohet investitorëve italianë me ftesën për të eksploruar mundësitë e shumta ekonomike në Kosovë, si dhe do t’i sigurojë ata për mbështetjen ligjore dhe institucionale që ofron Republika e Kosovës për investitorët e huaj.

Në këtë Forum Ekonomik, Veseli do të shpalosë mundësitë dhe përfitimet që kanë investitorët e huaj, pasi Kosova po zbaton Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Përveç Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në këtë Forum Ekonomik pritet të jenë të pranishëm edhe Kryeministri Isa Mustafa dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme