Rasti “Panda” si model për tensionimin e situatës në veri (Dokumente)

A rrezikohet Kosova prej sulmeve të shërbimeve sekrete serbe në enklavat e banuara me shumicë serbe? Ky ishte shqetësimi kryesor i organeve të sigurisë në vend në këto javët e fundit, pas provokimit të Serbisë me trenin rus. E analistë të shumtë, pas paparashikueshmërisë së politikave të presidentit të ri amerikan, Donald Trump, nuk e përjashtonin mundësinë e tensionimit të situatës në veri të Kosovës edhe me inskenime të vetë autoriteteve serbe.

Serbia me vijën e saj politike është në “udhëkryq” në raport me Kosovën.

Në njërën anë, në dialogun në Bruksel tash i duhet të bëj kompromise të dhimbshme, duke e hequr Kosovën edhe prej Kushtetutës, nëse dëshiron të avancojë në procesin e integrimit evropian. Kurse, në anën tjetër, pas deklaratave publike të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili duke përmendur Kosovën po mundohet të përfitoj dhe t’i bëjë shtetet perëndimore që t’ia njohin aneksimin e Krimesë, serbët edhe po i frikësohen ndërrimit të politikave ruse në raport me Kosovën.

Megjithatë, kjo është vetëm njëra anë e medaljes, sepse analistë botërorë nuk e kanë përjashtuar as mundësinë e ambicieve ruse për depërtimin në Ballkan përmes krijimit të një baze të saj ushtarake.

Këtë ambicie të saj, Rusia e kishte shfaqur edhe me dërgimin dhe vendosjen e forcave ruse në aeroportin e Sllatinës, menjëherë pas largimit të forcave serbe nga Kosova.

Ndërkaq, veriu i Kosovës dhe Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë ende shihen me shqetësim prej ndërkombëtarëve, për shkak të potencialeve të mëdha për të prodhuar tensione ballkanike.

Por, nëse Serbia në këtë rast po vepron me direktiva të Rusisë, e cila do ta përkrahte atë edhe me forcat ushtarake, atëherë edhe nëse do dërgoheshin trupat e tyre në veri, sipas tyre “për mbrojtjen e popullsisë serbe”, me qasjen e presidentit të ri amerikan kundrejt NATO-s, nuk do të ishte larg mëndësh edhe krijimi i një situate të ngrirë, e cila gjithsesi se do prodhonte seri të reja dialogimi në favor të Serbisë për problemin e ri dhe assesi rezistencë të armatosur me përfshirjen e NATO-s, sepse si incident ballkanik do të mund të provokonte tensione të reja mes Rusisë dhe NATO-s, me mundësi edhe më të mëdha të përshkallëzimit të tensioneve të tyre.

Mirëpo, pse është ngritur shqetësimi se pas provokimeve të njëpasnjëshme të Serbisë, autoritetet serbe mund të inskenojnë vrasje të serbëve si arsyetime për ndërhyrje?

Kryeministri i Serbisë, duke u munduar të luaj rolin e viktimës kishte deklaruar se “i lusim shqiptarët që mos t’i vrasin serbët”, kurse presidenti Nikoliq kishte deklaruar “se nëse vritet ndonjë serbë, Serbia do ta dërgoj ushtrinë në veri”.

Rastet kur autoritetet e Serbisë i kanë sakrifikuar vetë qytetarët serbë për t’ua ngarkuar krimin shqiptarëve, nuk janë të rralla.

Rreth 18 vjet më parë, Serbia e kishte problematizuar shumë një krim që kishte ndodhur në qytetin e Pejës, ku gjashtë të rinj serbë ishin vrarë në lokalin “Panda”.

Shteti serb ia kishte hedhur fajin shqiptarëve dhe kishte rrahur e burgosur dhjetëra pejanë për krimin që nuk e kishin kryer.

Mirëpo, vitin e kaluar, me deklaratat e tij edhe vetë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte lënë të nënkuptohet se këtë masakër e kishte bërë shteti i Serbisë, ndonëse kishte thënë se nuk ka dëshmi të mjaftueshme.

Në raportin zyrtar për rastin “Panda” të nënshkruar nga nënkoloneli Miladin Milojeviq, Zoran Boshkoviq dhe kapiteni Zoran Aleksiq, shihet qartë manipulimi me fakte dhe me dëshmitarë. /Telegrafi/

Kjo është dosja e zyrtare e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ku përshkruhet sulmi në lokalin “Panda”:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme