Gazetar: Ile Petreski
Fuqia blerëse e qytetarëve po ulet dita ditës. Qytetarët kërkojnë që autoritetet të ndryshojnë strategjinë dhe të marrin masat e duhura, që do të përmirësojnë standardin jetësor.
Të anketuar nga Alsat ata shprehen të ndarë në qëndrime për masat e ndërmarra nga Qeveria.
“Nëse mund të ndihmojnë disi, le të ndihmojnë, por në këtë situatë mendoj se është e vështirë”. Dhe nga ajo që bënë deri tani, sa jeni të kënaqur?
Është e njëjta gjë, nuk ndjeva asgjë. Nuk ka përmirësime, dhe mund të jetë më mirë. Në krahasim me vitin e kaluar, kur bëni pazar, cili është ndryshimi?”, thotë një qytetar.
“Për ekonominë, si të kemi jetë më të mirë? Unë mendoj se ata po përpiqen mjaftueshëm, është krizë globale, nuk është vetëm këtu, e gjithë bota është katastrofë”, shprehet një qytetar tjetër.
“Çfarë është për ju luksi, ndryshe nga viti i kaluar, me këto çmime të reja tani?
Është luks të shkosh me pushime.
Dhe vjet nuk ishte?
Jo, nuk ishte problem vitin e kaluar.
Për sa i përket çmimeve?
Janë shumë të larta për kushtet tona, për të ardhurat tona, për mënyrën tonë të jetesës, janë shumë të larta. Çfarë do t’u thoni autoriteteve që të bëjnë, për të përmirësuar standardet e jetesës?
Të bëjnë një sistem të tillë, që t’i përshtatet çdo njeriu, që njeriu i zakonshëm dhe normal të jetojë lirshëm, dhe të mos ketë frikë se nuk do të mund të blejë bukë. Sa jeni të kënaqur me masat që janë marrë deri tani? Nuk jam shumë e kënaqur, duhej të kishte një politikë dhe strategji tjetër”, u shpreh një tjetër qytetar.
“Gjithmonë në luftë është normale të merren masa të tilla, Maqedonia indirekt është në luftë”, tha një qytetar./ Alsat.mk