Rifat Jashari shpallet Qytetar Nderi i Tetovës

Në prezencë të shumë veprimtarëve kombëtarë, dhe përfaqësuesve diplomatik në vend, Komuna e Tetovës, ka shpallur sot Qytetar Nderi Rifat Jasharin.

Shpallja Qytetar Nderi për Rifat Jasharin është nderim i pafund, si trashëgimtar i shpirtit të komandantit dhe familjarëve të rënë, por, edhe një mirënjohje për atdhetarin që nuk pushon kurrë, dhe ngre zërin sa herë që i jepet rasti për vlerat e historisë dhe Lirisë, tha me këtë rast, kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Edhe pse ky manifestin iu dedikua Rifat Jashari, ikonës së familjes së Jasharajve nga Prekazi i Kosovës, i njëjti për shkaqe shëndetësore, nuk mundi që të merr pjesë në këtë manifestim, në vend të të cilit, titullin qytetar nderi, e pranoi, djali i kryekomandantit Lulzim Jashari.

Në mbrëmje, në sheshin Iliria në Tetovë, në nderim të familjes Jashari, do të mbahet edhe një koncert madhështor, ku pritet të marrin pjesë yjet e muzikës popullore shqiptare, nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme