Ademi:Zgjedhjet e jashtëzakonshme, varianti më i mundshëm për Maqedoninë

Visar Ademi, analist politik nga Maqedonia, për “Interaktiv” të KTV-së ka bërë një analizë të gjithë asaj që po ndodh në shtetin fqinj, kur mandatari Nikola Gruevski ka dështuar që të bëjë qeverinë brenda afatit të caktuar.

“Reagimet janë të përziera. Njerëzit prisnin që të ketë Qeveri. Vendi ka dy vjet që është në krizë, e për një vend që është tejet i partizuar dhe i politizuar kjo është shumë me rëndësi”, ka thënë Ademi.

Sipas tij, varianti më i mundshëm në këtë situatë është që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.

“Gjasat janë që të shkojë në zgjedhje të përbashkëta me ato lokale, që janë në maj”, ka thënë ai, përcjell Koha.net.

Anipse, ai ka thënë se ajo që do duhej të ndodhte në Maqedoni në bazë të rregullimit shtetëror, është që mandatari t’i kalojë LSDM-së së Zoran Zaevit.

Sipas Ademit, Maqedonia ndahet në dy periudha, në atë të para përgjimeve dhe atë të pas përgjimeve.
“Prej përgjimeve e këndej, asgjë më nuk është e njëjtë”, ka thënë Ademi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme