Parlamenti Evropian: Mandati ti jepet partisë së dytë

Parlamentit evropian dhe Komisionit evropian, nuk i është me rëndësi se kush do jetë në pushtet në Maqedoni. Ajo që është me rëndësi është të ketë qeveri stabile që do i aplikojë reformat urgjente të Pribes dhe qeveri e cila nuk do shkojë kundër punës së PSP-së.

Ky është përfundimi i debatit për Maqedoninë që është mbajtur në Komisionin për punë të jashtme të PE-së në Bruksel.

“Pas VMRO-DPMNE-së tani edhe partia tjetër duhet të fitojë shansin të bëjë qeveri”, ka thënë deputeti kroat Tonino Picula, transmeton Aktuale.mk.

Madje raportuesi për Maqedoninë Ivo Vajgël ka thënë se nuk është ide e mençur të përsëriten zgjedhjet si që e propozoi VMRO-ja pasi nuk arriti të formojë qeveri. /INA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme