Nesër takimi i dytë në nivelin më të lartë Kosovë-Serbi

Edhe në takimin e dytë, që do të mbahet nesër në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, palët do të përfaqësohen nga niveli më i lartë politik.

Maja Kociançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka konfirmuar se takimi i 1 shkurtit sërish do të jetë në nivel presidentësh dhe kryeministrash, pra Hashim Thaçi e Tomisllav Nikoliq, dhe Isa Mustafës e Aleksandar Vuçiqit, raporton TV Arta.

Ftesa atyre u është dërguar nga Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini, ka konfirmuar Kocijançiq.

Takimi i parë i këtij niveli ishte mbajtur më 24 janar dhe ishte cilësuar si mjaft i vështirë.

Qëllimi i këtyre takimeve, sipas Bashkimit Evropian, është fillimisht ulja e tensioneve mes dy vendeve, pas veprimeve të Serbisë që nga autoritetet e Prishtinës u cilësuan si provokuese.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme