PDK dhe LDK pishman për FSK-në, nuk e dërgojnë për diskutim në Kuvend-Dokument

Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së në të cilën morën pjesë edhe ministri i MFSK-së, Haki Demolli dhe gjenerali, Rrahman Rama, u dakordua që të mbahet një seancë në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar rreth hapave për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

Ndonëse në mbledhje u pajtuan që të mbahet kjo seancë parlamentare, momentin e fundit ishin deputetët e koalicionit qeverisës (PDK-LDK) të cilët refuzuan ta nënshkruan këtë iniciativë.

Në dokumentin e siguruar nga “Indeksonline” shihen vetëm 4 nënshkrime të anëtarëve të këtij komisioni, të cilët ish pro këtij debati; Daut Haradinaj (AAK), Rexhep Selimi (LVV), Zafir Berisha (Nisma) si dhe Çerim Bajrami (Grupi 6+).

Ndërsa deputetët të cilët i thanë “JO” këtij debati ishin; Ganimete Musliu (PDK), Anton Quni (LDK), Nuredin Ibishi (LDK), Fatmir Shurdhaj (PDK). Kurse Bojan Mitiq nga Lista Serbe nuk mori pjesë fare në mbledhje, pas vendimit që partia e tij mori për bojkotimin e institucioneve të Kosovës. “Indeksonline” ka provuar disa herë të kontaktojë me deputetët në fjalë, mirëpo të njëjtit nuk i janë përgjigjur thirrjeve telefonike.

Ndryshe, rëndësia e këtij debati ishte që pas pamundësisë që FSK-ja të shndërrohet në Forcë të Armatosur të Kosovës, shkaku i bllokadës që i bën Lista Serbe në Kuvend, të jepet “drita jeshile” që Ligji aktual për FSK-në të ndryshoj e më pas të rriten edhe kapacitetet e kësaj force. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme