Zëvendës Ministrja për Integrim Evropian, Anila Statovci-Demaj po zhvillon vizitë zyrtare në Bruksel, ku bashkëkryesoi takimin e parë të Nënkomitetit të Tregut të Brendshëm, Konsumatorit dhe Mbrojtjës të Shëndetit në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe do të takohet me përfaqësuesit e nivelit të lartë të institucioneve të BE-së.
Ajo do të takohet edhe me Eurodeputët, Elmar Brok dhe Tanja Fajon, raportuesën për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Njësinë për Kosovë, David Cullen dhe Mary Teresa Moran, transmeton Klan Kosova.
Gjatë këtyre takimeve Statovci- Demaj me bashkëbiseduesit do të diskutojë për proceset që ndërlidhen me reformat evropiane në kuadër të MSA-së.
Në konkludim të këtyre takimeve pritet konfirmimi mbi hapat e fundit të procesit të liberalizimit të vizave si dhe rikonfirmimi i përspektivës evropiane të vendit.