Sërish aksion në Brezovicë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur një “inspektim të jashtëzakonshëm” në zonën e Brezovicës, si vazhdimësi e aksioneve të mëhershme për identifikimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar.

 Sipas njoftimit, “qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”.

Në komunikatën për media, Prokuroria s’ka dhënë detaje të tjera.

Deri më tash, janë arrestuar disa zyrtarë e afaristë për rastin “Brezovica”, që ka të bëjë me lëshimin e lejeve dhe ndërtimin e vilave në Brezovicë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme