Sot (05.08.2022) në ora 10:00 në rrugën “Iljo Vojvoda” në Shkup, policia nga SPB Shkup ka arrestuar T.G.(50) nga Shkupi.
Ndaj tij është lëshuar fletarrest qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti për kryerjen e veprës penale nga neni 215 të Kodit Penal për prodhim të paautorizuar dhe tregti me lëndë narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.
Personi do të dorëzohet në burg për të vuajtur dënimin me burg.