Shqipëria paraqet rrezikshmëri të lartë për rënien e zjarreve. Përveç qarkut të Kukësit dhe Vlorës, ku niveli i rrezikut vlerësohet i moderuar, në 10 qarqet e tjera, sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, rrezikshmëria për zjarret është e lartë. IGJEUM veçon situatën me rrisk të lartë në Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Berat dhe Korçë.
Në analizën e bërë nga IGJEUM, mundësia për reshje në 24 orët e fundit rezulton e vogël dhe vlerësohet në nivelin “pa rrezikshmëri”. Ndërkohë sa u takon temperaturave, IGJEUM njofton se temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të jenë në bregdet nga 24-34 grade celcius. Në vendet e ulta, 22-36 celcius dhe vendet malora 16-29 grade celcius. Era pritet të jetë e lehtë, deri mesatare./GSH