Petliçkovski: Për momentin nuk ka nevojë për masa kufizuese, të përgatitemi për vjeshtë

Me situatën aktuale të Kovid-19 nuk ka nevojë për masa të reja kufizuese, rekomandimet e fundit për mbajtjen e detyrueshme të maskave në spitale, barnatore, transport publik dhe shtëpi të të moshuarve janë të mjaftueshme për momentin, deklaroi kryetari i Komisionit për Sëmundjet Infektive, Aleksandar Petliçkovski.

Në një intervistë në “Kanal 5”, ai tha se masat kufizuese duhet të ruhen kur të jenë të nevojshme.

Megjithatë, duke qenë se, siç theksoi ai, virusi befason dhe rikthehet me versione të reja, do të merret parasysh seriozisht hapja e çështjes së planifikimit të vjeshtës.

“Virusi na befasoi me shfaqjen e një versioni të ri që përhapet edhe më lehtë dhe ka një mënyrë mjaft efektive për të shmangur imunitetin tashmë të fituar. Për momentin në Australi situata është më e rëndë, pasi atje ka mbërritur vjeshta dhe në këtë valë me omikronin shfaqet edhe gripi. Situata është komplekse dhe ka shumë presion mbi institucionet, prandaj mendojmë se duhet ta hapim pak më seriozisht çështjen e planifikimit të vjeshtës, para së gjithash për shkak të gripit dhe vaksinimit të pamjaftueshëm, që mund të jetë problem për ne në vjeshtë”, tha Petliçkovski.

Ai nuk përjashtoi mundësinë e kthimit të maskave në shkolla, nëse është e nevojshme.

Sipas tij, duket se po i afrohemi pikut të kësaj vale të Kovidit e cila do të zgjasë disa javë.

Sa i përket imunitetit kolektiv, ai tha se kemi arritur një nivel solid, si në të gjithë botën. Por ai tha se kjo nuk do të thotë garanci për mosinfektim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme