VIDEO/ Rrufeja godet shtyllën e tensionit të lartë në Berat, flakët shkrumbojnë pyllin me pisha

Një zjarr i madh ka rënë në pyllin me pisha në zonën malore të fshatit Mbreshtan të Beratit.

Një shkarkim rrufeje në një nga shtyllat e tensionit të lartë, ka shkaktuar edhe vatrën e parë të zjarrit, e cila është përhapur me shpejtësi drejt zonës malore me pisha.

Shtylla është shkrumbuar plotësisht ndërsa zjarri ka nisur nga shkëputja e telave të tensionit të lartë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, që kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e madhe me pisha shekullore. Djegia e shtyllës së tensionit të lartë ka lënë pa drita fshatin Mbreshtan, deri në riparimin dhe zëvendësimin e shtyllës nga stafi i elektriçistëve të OSHEE-së, që raportohet se janë nisur drejt zonës./GSH

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme