Lladrovci emëron stafin e tij, 5 drejtori do të udhëhiqen nga femrat

Komuna e Drenasit ka konfirmuar lajmin e publikuar gjatë ditës në të cilën lajmi.net kishte shkruar se kryetari I kësaj komune Ramiz Lladrovci ka shkarkuar shumicën e drejtorëve për të emëruar të rinjët, në mesin e tyre do jenë edhe 5 femra.

Sipas një komunikate të kësaj komune  nga emërimet e stafit politik, përkatësisht në dikasterët ekzekutive, 50 për qind e drejtorive janë emëruar femra.

Kabineti i kryetarit Lladrovci do të jetë me këtë përbërje:

Arsim Haxhiu – Nënkryetar i Komunës

Gani Syla – Shef i Kabinetit të Kryetarit

Kimete Qorri – Drejtoresh e Administratës Komunale

Anita Avdullahu – Dvorani – Drejtoresh e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik

Betim Berisha – Drejtor për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit

Milaim Hajdari – Drejtor për Kadastër, Gejodezi dhe Pronë

Aurora Berisha – Drejtoresh e Inspeksionit

Lumnije Krapi – Drejtoresh e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë

Ilir Shala – Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Hamdi Krasniqi – Drejtor për Buxhet e Financa

Flutura Avdiu – Drejtoresh për Kulturë, Rini e Sport

Ndërsa ditëve në vijim pritet të emërohet edhe drejtori ose drejtoresha e Arsimit.

“Kryetari Lladrovci paraprakisht ka falënderuar ish drejtorët e më parshëm për punën dhe angazhimin e tyre, por ka shtuar se ishte një premtim i tij që 50 për qind e stafit të drejtorëve të jenë femra, mirëpo me marrëveshje me ish-drejtorët i ka bartur në punët e më parshme, ose atyre ekuivalente, siç është e përcaktuar me Ligj”, thuhet në komunikatë.

Ish-drejtori i Arsimit, Sadik Tahiraj është transferuar në Drejtorinë e Administratës Komunale, përkatësisht shef i Sektorit të Arkivit, ish-drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Eknomik  Skender Hasi është transferuar në Drejtorinë e Financave, përkatësisht shef në sektorin e Financave dhe ish-drejtori për Kulturë Rini e Sport, zgron Dubovci është transferuar po në këtë drejtori, shef për Kulturë./ Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme