Kurti: Lajmet e rreme çuan në barrikada në veri

Kryeministri Albin Kurti ka ndarë një pjesë të fjalimit të tij të djeshëm gjatë mbledhjes së Qeverisë, duke shkruar në gjuhën angleze në Twitter për të treguar se lajmet e rreme po çojnë në ngritje tensionesh në veri të vendit.

“Në mbledhjen e djeshme të kabinetit kam vënë në dukje rreziqet e lajmeve të rreme, veçanërisht në lidhje me vendimet tona për targat e veturave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë. Ky dezinformim çoi në barrikada dhe shkelje të lëvizjes së lirë në veri të Kosovës”, ka shkruar Kurti krahas shpërndarjes së videos ku flet në gjuhën serbe për këtë çështje.

 Kurti dje tha se Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar të gjitha njoftimet në gjuhën shqipe dhe serbe, teksa ka pasur edhe aktivitete informuese në terren.

“Konvertimi i targave të automjeteve nga ato ilegale në ato RKS i shërben rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë në gjithë Republikën tonë”, tha Kurti dje.

Kryeministri përmendi lirimin nga taksat dhe tarifat me këtë rast, që tha se “në vlerë totale kapin shifrën prej rreth 5 mijë euro”.

Ai foli edhe për vendimin për pajisjen me dokumentin për hyrje-dalje, që u shty për të nisur së zbatuari nga 1 shtatori.

“Vendimi për pajisjen me dokumentin për hyrje-dalje nuk do ta pengojë lirinë e lëvizjes”.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme