Vetëm një ditë pas tragjedisë në Cetinjë të Malit të Zi heshtja ka kapluar të gjithë vendin.
Gjak, xhama të thyer dhe disa drita ende të ndezura janë ajo që ka mbetur pas nga tragjedia me 11 viktima.
Vetëm në pak momente e gjithë zona u kthye në një skenë krimi, me pasoja të rënda.
Mali i Zi u trondit nga një krim makabër që nuk ishte parë prej dekadash të tëra, një 34 vjeçar pas një konflkiti me një familje që jetonte në shtëpinë e tij si qiramarrës, vrau 10 persona me breshëri arme, mes tyre të 3 anëtarë të familjes në fjalë dhe kalimtarë të rastit.
Në mesin e vrarëve janë edhe dy fëmijë, si dhe vetë autori Vuk Boriloviç, duke e çuar numrin e të vrarëve në 11.
Qeveria e Malit të Zi shpalli tri ditë zie në gjithë territorin e vendit, pas tragjedisë në Cetinjë. Ndërkohë gjashtë persona janë duke u trajtuar në spital, tre prej të cilëve janë në rrezik për jetën.
Më pas ai ka dalë dhe ka qëlluar banorët e kësaj lagjeje me të njëjtën armë zjarri, duke u marrë jetën shtatë personave të tjerë, ndërsa gjashtë të tjerë i ka plagosur.
Kjo është ngjarja më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në Mal të Zi teksa ndodhi në kulmin e sezonit turistik./Top Channel