Valdete Bajrami: Do ta detyrojmë Qeverinë të dorëhiqet

Shefja e grupit parlamentar e Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se opozita do ta detyrojë qeverinë e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa të dorëhiqet.

Bajrami ka thënë se opozita nuk pajtohet me veprimet që po bën koalicioni qeverisës.

“Kjo qeveri në krye me z. Mustafa do të mbahet mend për krijimin e Gjykatës Speciale, për nënshkrimin e marrëveshjeve të cilat dolën të jenë në kundërshtim me aktin më të lartë të shtetit, për asociacionin e komunave serbe, për fuqizimin e Serbisë brenda Kosovës, bile do të mbahet mend edhe për ndarjen që po ia sjell vendit me pranimin e murit në veri”, ka thënë Bajrami për “Epoka e Re”.

Duke folur për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, ajo ka thënë se Nisma është për dialog, por jo për dialog nënshtrues dhe pa parime.
Bajrami ka theksuar se me këtë qeveri nuk do të ketë as liberalizim të vizave dhe as formim të ushtrisë. Kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin që nga dhjetori i vitit 2014.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme