U kap me arsenal armësh/ Kujtim Çaushi është daja i Elton Deliut që u ekzekutua bashkë me nënën në 2008-ën

Kujtim Çaushi 62 vjecari i cili u arrestua pasdites e së enjtes në kuadër të operacionit “Arsenali” gjatë të cilit u sekuestrua një arsenal armësh është daja i Elton Deliut i cili u ekzekutua bashkë me nënen e tij Flutura Deliu më 27 dhjetor 2008 ne banesën e tyre prapa presidencës në Tiranë, raporton News24.

Arsenali i armëve u zbulua nga oficerët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë në një ambient të përshtatur ngjitur me banesën në pronësi të Elton Deliut por që administrohej nga daja i tij i cili përfundoi në pranga, ndërsa djali i tij Erlind Caushi shpall në kërkim.

Ky i fundit sapo ka pikasur policinë mësohet së është larguar me urgjencë duke iu shpëtuar prangave.

Elton Deliu u ekzekutua bashkë me nënën në apartamentin e tyre në katin e gjashtë të bëj pallati mbrapa Presidencës, në rrugën “Perlat Rexhepi”.

Mendohet se fillimisht, autorët e krimit mafioz goditën me një plumb në kokë të ëmën, Flutura Deliu, 52 vjeçe, dhe më pas qëlluan me plumba 32-vjeçarin.

Pas vrasjes se tyre bashkëjetuesja e Deliut pati probleme pasurie me familjen Caushi, përplasje e cila nuk u bë e qartë sesi përfundoi.:GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme