Ahmeti i tregon Apostolovas se çka po e ndot ajrin në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim shefen e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesen Speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ku u diskutua situata e përgjithshme në Kosovë dhe roli i BE-së në Kosovë, me theks të veçantë në qeverisje lokale.

Apostolova shprehu brengosjen e saj për ndotjen e ajrit në Prishtinë, si problem që është paraqitur dhe u interesua për infrastrukturën rreth Pallatit të Drejtësisë në Hajvali, që është ndërtuar me investime të BE-së.

Ahmeti shpjegoi se Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë disa masa në uljen e ndotjes së ajrit, siç janë projekti i kogjenerimit për ngrohjen qendrore, mbjelljen e rreth 3000 fidanëve dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbra, reformimin e transportit publik me 51 autobusë të rinj me emetim të ulët të gazrave, por vuri në pah se ndotja më e madhe vjen prej termocentraleve dhe emetimit të gazrave nga makinat e vjetra që qarkullojnë në qytet.

Kryetari i Prishtinës po ashtu e njoftoi Apostolovan për Planin e Mobilitetit, i cili do ta zhvillojë një funksionim të plotë të qarkullimit në qytetin e Prishtinës, nga i cili do të përfitojnë edhe pjesët periferike të qytetit. Në këtë aspekt ai e përmendi edhe Pallatin e Drejtësisë, i cili do të ketë infrastrukturë të rregulluar rrugore dhe linjë të rregullt të transportit publik.

Të dyja palët u pajtuan që të organizojnë një vizitë të përbashkët projekteve të BE-së në komunë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme