Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të premte në Korçë, ku janë përplasur dy automjete me njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve paraprake, një drejtues dhe një pasagjer janë dërguar në spital për mjekim.
Për momentin, nuk dihet ende gjendja e të lënduarve, dhe pritet në përditësim nga organet përkatëse në vijim.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./gsh