Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka zhvilluar një takim këtë të premte me strukturat në Vlorë.
Kjo mbledhje me prezencën e Nanos është mbajtur pas atentatit të 18 gushtit në mbikalimin e Panajasë.
Gjithashtu mësohet se ai u ka kërkuar efektivëve mbledhjen e çdo prove dhe informacioni të mundshëm lidhur me këtë atentat.
Kujtojmë se në këtë atentat u ekzekutuan 34-vjeçari Hakim Xhezo dhe 37-vjeçari Shpati Lena./GSH