Sarandë/ 3-vjeçari rrezikon të mbytet dhe mbërrin pa frymë në spital, dërgohet me helikopter në Tiranë!

Një fëmijë 3 vjeç e gjysmë për pak ka humbur jetën në bregdetin e Sarandës. Vogëlushi nga Tirana ka mbërritur në urgjencën pediatrike të Sarandës pa frymëmarrje dhe pa vetëdije.


Mësohet se është ndërhyrë menjëherë për duke i vendosur oksigjen dhe me sonde nazogastrike për të nxjerre ujin e aspiruar. I mituri do dërgohet për ndjekje e trajtim te mëtejshëm në QSUT me helikopter.

Sipas bluzave të bardha të pediatrisë Sarandë bëhet me dije se “Pranëmbytja është mbijetesa (edhe e përkohshme) mbi 24 orë nga momenti i mbytjes. Dëmtimi që vjen si pasoje është asfiksia, mbingarkesa me likide, dëmtimet pulmonare dhe hipotermia( ulja e temperaturës)./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme