Pesë persona janë lënduar rendë dhe lehtë në një aksident trafiku që ka ndodhur sot, rreth orës 8 të mëngjesit, në fshatin Peran të Podujevës.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka konfirmuar rastin.
Antigona Dibrani, zyrtare për informim e Policisë së Kosovës në këtë qytet, i ka thënë televizionit publik se dy vetura janë përfshirë në këtë aksident, ndërsa njëra prej tyre ka goditur një shtyllë elektrike në afërsi të rrugës .
Të lënduarit janë duke u trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë dhe janë jashtë rreziku për jetë.