Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic sot kur pritet raundi i radhës së bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, ka thënë se pret përparim në këtë drejtim.
Ai është shprehur i bindur se rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit do të bëhet në mënyrë të matur dhe do të punohet për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.
Vucic tha para gazetarëve se beson që edhe pala kosovare do të jetë e gatshme që të dialogojnë në mënyrë që të ruhet paqja.
Tutje Vuçic njoftoi se Serbia do të vazhdoj të ketë një qasje të mirë dhe njerëzore ndaj emigrantëve dhe nuk do të ngris mure. Ai tutje ka demantuar parashikimet se viti 2017 do të jetë vit i trazirave të tmerrshme politike në Serbi, duke thënë se nuk e sheh një të ardhme të tillë.