Çfarë tregon shkrimi i dorës për personalitetin dhe shëndetin mendor të Trump (Foto)

Ai dihet se nuk është se di dhe aq mirë të përdorë Twitterin apo rrjete të tjera sociale, duke qenë se shpesh ka bërë gabime me to, por ndodh jo rrallë që të kemi parë shënime me shkrim dore të presidentit Doanld Trump.

 

Një infografikë e re, e cila është bërë publike nga  National Pen Company, tregon se sa karakteristika të ndryshme ka në shkrimin e dorës dhe se si ky lloj shkrimi tregon për trajta të ndryshme të personalitetit, përfshirë edhe atë për shëndetin mendor.

Analistët e shkrimit me dorë, të cilët njihen si grafologë, kanë arritur të zbulojnë mbi 5 mijë trajta të personalitetit, duke nisur nga madhësia dhe mprehtësia e germave, si dhe hapësira mes fjalëve. Daily Mail ka marrë dy nga shënimet me shkrim dore të Donald Trump, të cilat janë shkruar në vitin 2011 dhe në vitin 2016. Ata i kanë analizuar dhe kanë nxjerrë përfundimet e tyre, të cilat po jua paraqesim më poshtë.

Shkrim që anon nga e majta

Shkrimi i dorës që anon nga e majta, në përgjithësi tregon se kemi të bëjmë me njerëz që preferojnë të punojnë në prapaskenë. Shkrimi i Trump nuk është lartë e poshtë, por në mënyrë diagonale, duke nisur nga ana e majtë, sipër në cep dhe më pas vijon poshtë në të djathtë.

Shkronja të mëdha

Shkronjat e mëdha tregojnë për “madhësinë” e personalitetit të shkrimtarit. Shkronjat e mëdha sugjerojnë se personi është shumë i shoqërueshëm dhe kërkon shumë vëmendje, por në të njëjtën kohë mund të jetë edhe që kërkon të ketë vetëbesim (jo se e ka në të vërtetë, mund të jetë i pasigurt por hiqet sikur ka besim në vetvete). Duke parë shkrimin e Trumpit, pjesa më e madhe e shkronjave shkruhen me germa të mëdha, duke zënë një pjesë të mirë të faqes.

Hapësira narrative

Hapësira narrative tregon për njerëz që nuk mund të rrinë vetëm, që duan të fusin hundët kudo dhe që kanë tendencën të të manipulojnë. Shkrimi i presidentit nuk ka një hapësirë të madhe në narracion.

Shkronjat e theksuara (Fjalët e theksuara)

Të shkruash me të zezë, pra me fjalë kyçe dhe të theksuara, tregon për një shkrimtar që është agresiv, inteligjent dhe kurioz në të njëjtën kohë. Shkronjat e Trump i kanë mjaft të theksuara këto karakteristika dhe linja e përdorur nga ai është tepër e ashpër, e rreptë.

Shkronjat e hapura (Pra, që nuk bashkohen në fund, me pak hapësira)

Shkronjat e hapura janë shenja që tregojnë për dikë që është i qetë dhe spontan. Përmes këtyre shkronjave tregohet edhe lehtësia që personi ka për tu shprehur. Këta persona përgjithësisht kanë tendencë për të qenë mendjehapur dhe preferojnë të provojnë eksperiencat e reja. Trump nuk është rasti më i mirë i mundshëm për shkrimin e hapur.

Pika mbi “i”

Njerëzit që nuk përtojnë të përdorin shkronjën “i” kanë një imagjinatë më të madhe në krahasim me të tjerët. Ndërkohë, Trump i shkruan me të mëdha pjesën më të madhe të shkronjave. Në shkrimin e Trump, pikat mbi “i” janë gjithmonë mbi shkronjë.

Presion i rëndë

Shkrimi i dorës me një presion të rëndë, ku shkronjat ngjajnë të errëta, është një tregues i nivelit të lartë të energjisë. Gjithashtu është shenjë e mirë e marrjes së gjërave seriozisht dhe në të njëjtën kohë, e reagimit të shpejtë ndaj kritikave. Shkrimi i Trump është tepër i errët dhe ushtron shumë presion në letër.

Vija tek shkronja “t”

Personat që bëjnë një vijë të gjatë tek shkronja “t” janë shumë të vendosur dhe entuziastë, megjithëse e kanë të vështirë që ti pranojnë gjërat dhe t’i lënë ato të kalojnë. Janë persona ambiciozë, optimistë dhe kanë vlerësim të madh për veten. Shkronjat e Trumpit janë të gjitha me të mëdha dhe vështirë të gjeni ndonjë vijë tek “t”-ja.

Firmë e palexueshme

Firmat të cilat janë të vështira për tu lexuar, tregojnë se personi është shumë i mbyllur, i vështirë për tu kuptuar dhe për tu lexuar. Firma e Trump është tërësisht e pakuptueshme.

Gërma “I” më gjatë se shkronjat e tjera të mëdha

Njerëzit, të cilët shkronjën “I” e shkruajnë më të gjatë se shkronjat e të tjera të mëdha, janë arrogantë. Trump e shkruan “I”-në e madhe vetëm kur i referohet vetes së tij, por nëse nuk e ka për vetën e parë, kjo shkronjë bie mes të tjerave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme