Pikë strategjike për të vëzhguar uzinën e armëve në Gramsh, zbulohet ku qëndruan tre ditë rusët e akuzuar për spiunazh

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva dhe 23vjeçari Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh, ku sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në vendroje.

Ku qëndruan tre ditë dy rusët dhe ukrainasi që akuzohen për spiunazh? Mësohet se ata nuk kanë fjetur në asnjë hotel në Gramsh apo në zonën përreth, por janë improvizuar në një vend që mund të konsiderohet si pikë strategjike për të vazhguar uzinën e armëve.

News 24 përmes burimeve mëson se të akuzuarit për spiunazh kanë qëndruar dhe kanë fjetur për tre ditë me radhë në kodër mbi uzinën e Çekinit, ku ndodhet një ish-repart ushtarak i braktisur, i cili më parë ka qenë kundërajrori për mbrojtjen e uzinës. Pra, duket sikur ata dinin çdo detaj.

Edhe dëshmitarë okularë i kanë parë tre të huajt të qëndronin brenda në ish-repartin ushtarak të braktisur. Aktualisht ai nuk ka asnjë funksion, por vetë vendndodhja dhe pamja që të jep të shtynë të mendosh më tej për qëllimin e vërtetë të tre të rinjve, të cilët para hetuesve kanë këmbëngulur se janë “blogerë” apo “turistë aventurierë”.

Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe Fiodor Mihailoviç, kanë vëzhguar me detaje uzinën e Çekinit gjatë tre ditëve që kanë fjetur në ish-repartin e braktisur dhe kanë qëndruar pranë saj në një vend ku nuk ishin të ekspozuar./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme