Ministrja e Arsimit njoftoi dhënien e gradës “Kolonel” për Luiza Gegën/ Revoltohet ish-Zv.Komandanti i Flotës Detare: Mos u tregoni hipokritë. S’janë medalje apo dekorata!

Ish-zëvendës Komandati i Flotës Detare, Artur Meçollari ka reaguar pas vendimit të bërë publik nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, se atletes, kampione të Europës, Luiza Gega do i jepet grada ‘Kolonel”.

Në një reagim në Facebook, Meçollari thekson se gradat ushtarake nuk janë medalje apo dekorata, por mekanizmi dhe sistemi i hierarkisë dhe meritokracisë në funksionimin e Forcave të Armatosura.

Ish-zv.Komandati i Flotës Detare thekson se shumë ushtarakë kanë humbur jetën dhe e kanë rrëzuar atë për vendin, por Ministria e Mbrojtjes nuk u ka dhënë atyre gradat “profesor” apo “doktor”.

POSTIMI I ARTUR MEÇOLLARIT:

“Luiza na nderove dhe na bëre krenarë. Faleminderit! Tani ruaj nderin tënd. Ministrja e Arsimit jep grada ushtarake. Zonjë, janë grada të marrë jo vetëm me djersë, por dhe me gjak. Shokët tanë kanë dhënë jetën për atë flamur dhe shumë e kanë rrezikuar atë. As ata që nuk jetojnë më, as ata që kanë rrezikuar jetën nuk u bëmë nga Ministri i Mbrojtjes Profesorë Doktorë. Mos u tregoni hipokrit. Pesë detar shpētuan 55 jetë njerëzore në det, sot janë të pezulluar dhe askush nga ju nuk u kujtua për ta. Përkundrazi u shitën zyrtarisht. Detar Besmir Meçaj u hodh ne detin me forcën 5-6 dhe shpëtoj shumë jetë njerëzore duke përfshirë dhe një fëmijë në gjendje koma.  Apo ata kanë bërë detyrën? Gradat ushtarake nuk janë medalje dhe dekorata, por mekanizëm dhe sistem i hirarkise, meritokracisë dhe funksionimit të FA”, thekson Meçollari./GSH

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme