Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Tiranë, ndërsa dyshohet edhe për një person të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Tasim Shehu” në ambientet e një lokali.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Ende nuk është identifikuar se kush është personi i plagosur. Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi rastin./GSH