Prokuroria: Dy rusët dhe ukrainasi erdhën në Shqipëri me mision spiunazhi!

Zbardhet dosja e prokurorisë së Elbasanit në lidhje me 2 rusët dhe ukrainasin e arrestuar pasi tentun që të hynin në uzinën e armatimeve në Çekin të Gramshit.

Ndërkohë që njëri prej tyre sulmoi me sprai paralizues dy ushtarë që ruanin uzinën. Gazetarja Klodiana Lala citon detaje nga dosja, ku thuhet se Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov akuzohen se janë rekrutuar nga Shërbimet e Inteligjencës dhe kanë ardhur në Shqipëri me misione të caktuara.

Po ashtu thuhet se në pajisjet e tyre të specializuara të fotografimit janë gjetur filmime dhe pamje të uzinës mekanike të Gramshit, por edhe të veprave të tjera që njihej si infrastrukturë kritike civile, siç janë burimet energjetike.

Ditën e sotme, rreth orës 11:00, 3 të arrestuarit të cilët dyshohen dhe akuzohen për ‘Spiunazh’ do të dalin para gjykatës së Elbasanit, ku do i caktohet edhe masa e sigurisë./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme