Arianit Koci, avokati mbrojtës i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se ka pranuar lëndën e tij.
Sipas Kocit, seanca për shqyrtimin e lëndës ekstraduese mbahet më datën 9 shkurt 2017.
“Lënda e sajuar dhe e motivuar politikisht nga ana e Serbisë, sot i është dorëzuar z. Haradinaj dhe mbrojtjes. Seanca për shqyrtimin e lëndës ekstraduese mbahet më datën 9 shkurt 2017”, ka shkruar Koci në Facebook.
“Asgjë nuk e ndal”, theksoi ai në fund.
Kujtojmë se Haradinaj është arrestuar nga autoritetet franceze më 4 janar në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia.
© KOHA.