Komandant Hoxha: Ne jemi në luftë

Tha: “Jo, s’ka më luftë!”
O i verbëruar, në çfarë bote jeton ti?!
Greqia s’mjaftohet me Çamërinë, synon pushtimin e Shqipërisë jugore.
Serbia mundohet t’ia shkëpus një pjesë Kosovës, dhe Maqedonia s’dëshiron shqiptarë në atë shtet të brishtë.
Çudi, si nuk i mjaftojnë gjithë ato dëshmi! I gjori, sa shpejt harroi vrasjet e shqiptarëve të pafajshëm! Aq shpesh përjetuam dhimbje, sa që vetëm një i cektë me njohuri të kufizuara nuk është në gjendje të kuptoj që jemi në luftë edhe atëherë kur s’dëgjohen krismat e armëve.
Të mirëkuptoj nëse ke frikë, por mos thuaj: “S’ka më luftë!”
Me urtësi e ripërsërita: “Po, lufta vazhdon.”
Sërish kundërshtoi: “Jo, s’ka më!”
Detyrimisht e pranoj që ka të drejtë, për të asnjëherë s’kishte luftë, largohej në vende të sigurta nga ku i gëzohej përfundimit të saj.
Fatmirësisht, s’gaboj kur them që ka luftë.
Për t’u habitur, çështje e njëjtë me dy të vërteta, ka dhe s’ka luftë!
Ai shtoi: “Nisja, çfarë pret?!”
Më duhet t’i përgjigjem: “Pres që lloji yt të vetëdijesohet.”
Megjithatë s’do të pres aq gjatë gjersa të tillët të ndryshojnë.
As ti s’bën të pyesësh: “A do të filloj lufta?”
Bindu, lufta s’është ndalur. S‘ka pushuar, e pa zhurmë s’vërehet nga të gjithë, qetësi e rrejshme para stuhisë, ashtu e do armiku.
Lufta e heshtur është rrezik i madh për shqiptarët.
Një realitet i hidhur i pret ata që pohojnë: “S’ka më luftë!”
Mos rreziko, më mirë rri i përgatitur. Është koha që dasmat, ahengjet të bëhen me më pak harxhime, një pjesë e pasurisë të ndahet për mbrojtjen e familjes dhe të afërmve.
Të jesh i sigurt, qetësia megjithatë është mjaftë e zhurmshme.
Gjendja, shpejt mund të ndryshoj për të keq! Nëse sot jo, nesër s’dihet, e ti vazhdo të ëndërrosh që koha e luftërave ka mbaruar!
Si duket ende ke dyshimet tua! O populli im pse jeni aq kokëfortë?! Jemi të rrethuar me armiq, s’di çfarë të bëjë që ju ta kuptoni!

 

amidin

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme