Përfundimi i ngarkesave për roming në vendet e Bashkimit Evropian, për njerëzit që përdorin telefonat mobil jashtë shtetit, është afër pas një marrëveshje të përkohshme në Parlamentin Evropian.
Plani për të mbuluar ngarkesat e shitjes me shumicë që operatorët e telekomit i paguajnë njëri tjetrit është pjesa e fundit e një plani të gjatë për t’i dhënë fund tarifave roming në mënyrë që njerëzit mund të përdorin telefonat e tyre jashtë vendit pa asnjë kosto shtesë, shkruan BBC, raporton GazetaExpress.
Me këtë vendoset se sa duhet të paguajnë operatorët për përdorimin rrjeteve të kompanive të tjera.
Vendet anëtare të BE’së duhet të konfirmojë marrëveshjen.
‘Thirrje si prej shtëpisë’
“Ky vendim është hap i fundit në një proces që nisi 10 vjet më parë,” tha Dr Emmanuel Mallia, Ministrja malteze për Ekonminë e Konkurrueshmërisë dhe Digjtale, Detare dhe e Shërbimeve.
“Nga vera e ardhshme, kudo që qytetarët udhëtojnë në Evropë, ata do të mund të bëjnë thirrje, dërgojnë tekste, shfletojnë në internet dhe do të qëndrojnë të lidhur. Thirrja si në shtëpi tani është një realitet”, ka thënë ajo.
Sipas marrëveshjes, ngarkesat me shumicë për të dhënat do të bjerë nga çmimi tavan i tanishëm prej 50 euro për gigabajt (GB) në 7.7 euro për GB më 15 qershor.
Çmimi do të bjerë përsëri më 1 janar të çdo viti deri në janar 2022, kur do të jetë 2.5 euro për GB.
Telefonatat do të bien nga 0.05 euro për minutë deri në 0.032 euro më 15 qershor, ndërsa mesazhet me tekst do të zbresin nga 0.02 euro në 0,01 euro për mesazh.
Ngarkesat do të rishikohen çdo dy vjet dhe çmimet e reja tavan do të propozohen nëse është e nevojshme. Raporti i parë do të behet në fund të vitit 2019./GazetaExpress/.