Pas takimit me përfaqësues të “Rilindjes me BESË”, presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, u takua me përfaqësues të koalicionit “Aleanca për shqiptarët”.
Në dalje pas takimit kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela nuk dha asnjë deklaratë për mediat.
Në pyetjen gazetarëve se çfarë është biseduar në takim, Sela u përgjigj shkurt “Nuk kam koment”.
Në orën 14:30 presidenti Ivanov do të mbajë takim me përfaqësues të BDI-së.