Rasti i dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë ka ngjallur reagime të shumta në vend.
Për rastin në fjalë, ka reaguar edhe avokati Besnik Berisha, sipas të cilit dyshohet se viktima ishte trafikuar edhe më parë.
“Strehimorja nuk është vendi i duhur ku duhet të qëndrojë e mitura 11 vjeçare, e cila dyshohet se u dhunua nga disa persona.
Strehimi i saj duhet te jete tek familja dhe aty duhet të asistojnë edhe profesionistet me këshilla e trajtime për raste të tilla.
Shkëputja nga familja në periudhën më të rëndë të saj mund të prodhoj efekt të kundërt nga ai që synohet.
Mbase duhet heshtur edhe më tutje në shenje solidarizimi dhe sensibilizimi, por mos të harrojmë se problemet me këtë fëmijë kanë qenë të njohura për institucionet e sigurisë edhe më parë. Do të provohet se trajtimi i rastit të saj ka qenë vërtet një skandal, pa çka se kishte informacione se ajo merrej me prostitucion..! Nxirrni leksion nga kjo!”, shkruan Berisha.
E për rastin e 11 vjeçares në një postim në Facebook ka shkruar edhe Vebi Mujku, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë.
Ai ka thënë se nga momenti kur janë vënë në dijeni QPS i ka marrë të gjitha hapat dhe veprimet për të ofruar përkrahje, strehim dhe shërbime profesionale për të miturën.
“QPS gjatë gjithë kohës është në bashkëpunim me të gjithë akterët e përfshirë në rast bazuar në legjislacionin në fuqi dhe standardeve e procedurave.
Rasti është shumë i ndjeshëm, kërkojmë me shumë mirësi që në çdo postim të ruhet identiteti i të miturës viktimë dhe identiteti i të miturve të përfshirë në rast”, shkruan ai.
Edhe në këtë rast do të bashkëpunojmë ngushtë me nivelin qendror dhe organizatat e shoqërisë civile për trajtim dhe ofrim të shërbimeve sa më kualitative”, shkruan më tej Mujku.