Sulmohet fizikisht një shofer autobusi në Shkup

Shoferi i një autobusi në Shkup është sulmuar fizikisht me send të fortë nga një person, pas një keqkuptimi të mëparshëm rreth komunikacionit, njoftojnë MPB.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në një stacion autobusi në zonën e Qendrës dhe është denoncuar nga shoferi i autobusit V. D. (42).

“Me datë 31.08.2022 në ora 18:50 në stacionin policor Qendër V.D.(42) nga Shkupi ka raportuar se me datë 30.08.2022 rreth orës 18:30 në një stacion autobusi në zonën e Qendrës, Shkup, derisa ishte duke kryer detyrat e punës si shoferi i autobusit, është sulmuar fizikisht me send të fortë nga një person”, theksojnë nga MPB.

Janë marrë masa për zbardhjen e rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme