Serbia dhe Greqia krijojnë aleancë kundër Maqedonisë

Pas Greqisë edhe Serbia ia kthen shpinën Maqedonisë. Akuzat për nacionalizëm që kryeministri grek Aleksis Cipras i drejtoi Shkupit nga Beogradi një ditë më parë kanë ngjallur dyshime të kenë qenë të koordinuara mes autoriteteve greke dhe serbe.

Sipas njohësve të çështjeve ndërkombëtare Serbia përgatiti terrenin për vizitën e Alexis Tsipras me deklaratën e dhënë kohë më parë se kishte gabuar që kishte njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, ndërkohë që akti i djeshëm vulosi ndryshimin e politikës serbe ndaj Shkupit, njofton Alsat-M.

“Është e pakontestueshme që Serbia ka ndryshuar qëndrimet ndaj Maqedonisë kjo është edhe në kontekst të marrëdhënieve me Greqinë sepse të mos harrojmë se kishte parashikime se Athina deri në fund të vitit të kaluar do ta njihte Kosovën. Tani Tsipras tha se një gjë e tillë nuk do të ndodh. Tërheqja e Beogradit nga njohja e emrit tonë kushtetues është një hap negativ dhe mendoj se me një veprim të tillë Beogradi kthehet në skenën politike të Ballkanit me një konflikt të drejtpërdrejtë me Maqedoninë me kthimin e politikës nacionaliste serbe që i ngjan kohës së Millosheviqit”, deklaroi Risto Nikovski, ish-diplomat.

Edhe pse faji për mos zgjidhjen e çështjes së emrit nuk mund ti faturohet vetëm Maqedonisë sipas analistëve vendi ka dështuar në realizimin e prioriteteve sa i përket politikës së jashtme dhe kultivimit të marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore.

“Situata përkeqësohet si në procesin e integrimeve evropiane ashtu edhe sa i përket marrëdhënieve të mira ndër- fqinjësore me më shumë fqinjë, jo vetëm me Serbinë, edhe me Bullgarinë, me Shqipërinë, Greqinë, Kosovën, kemi pasur më pak ose më shumë probleme por ja që edhe tani kemi probleme me të gjithë fqinjët. Kjo nuk është mirë as për Maqedoninë as për Serbinë e cila ka probleme me Kroacinë dhe Bosnjën, pra prapë lindin konfliktet politike në Ballkan që nuk do të ndihmojnë askënd në rajon”, tha Bojan Mariçiq, Qendra maqedonase për edukim evropian.

Kryeministri grek Alexis Tsipras një ditë me parë theksoi se pavarësisht vullnetit grek çështja e emrit nuk mund të zgjidhet për aq kohë sa Maqedonia promovon politikë irredentiste dhe nacionaliste.

Por nga OBRM-PDUKM-ja u kundërpërgjigjën se deklaratat e tilla fyese të Tsipras nuk kontribuojnë as për marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore as për zgjidhjen e çështjes së emrit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme